Aktorja e mirënjohur, Anne Hathaway, është shfaqur së fundmi në kopertinën e “Town&Country”. Ajo ka vendosur të flasë për herë të parë publikisht se përse e mban aq të fshehtë jetën e saj private. Aktorja ka treguar se tani për shkak të rrjeteve sociale ajo mund të tregojë kur do dhe çfarë të dojë për jetën e saj.
Pavarësisht se kjo ndikon në qetësinë e saj, Anne ka rrëfyer se ndonjëherë ka probleme me ankthin dhe stresin. Megjithatë ajo ka gjetur një metodë shumë efektive që ndihmon në largimin e energjive negative dhe relaksim. “Vendos kohën në celularin tënd, mbaj një qiri afër dhe shkruaj çdo gjë që ndjen”, – ka thënë ajo. Aktorja ka shtuar se për 12 minuta largohen të gjitha shqetësimet e tua. “Nuk duhet ta lexosh atë që ke shkruar. Pasi koha ndalon duhet ta djegësh letrën në zjarr”, – ka treguar Anne. Kjo metodë njihet edhe në psikologji dhe me siguri duhet të jetë shumë efektive për largimin e stresit, prandaj mos ngurroi ta provoni. /revistawho.com