Aktorja e njohur e ‘Portokalli’, Delinda Disha ka zbuluar së fundmi se do të nisë rrugëtimin e saj në muzikë. Me anë të postimeve në ‘Instagram’, ajo ka treguar se do të bashkëpunojë me Devis Xherahun, një nga këngëtarët e njohur të skenës shqiptare dhe projekti është pothuajse gati. Pak sekuenca nga kënga janë publikuar në ‘Youtube’ dhe nga ç’ka dëgjuam kënga do të jetë ritmike dhe do ju bëjë të kërceni.
https://www.youtube.com/watch?v=AlBO4QNepis&feature=youtu.be&fbclid=IwAR0uiep9qhxPOuuv0j7X7hIp3pHtRvg75dqHzRlEBFzbb0xXauUWp-vLvH0
Për Delindën ky do të jetë projekti i parë muzikor, krahas gjithë eksperiencave në teatër dhe ‘Portokalli’ ku ka shkëlqyer gjithmonë. Ende nuk e dimë nëse ky do të jetë hapi i parë drejt nisjes së një karriere të mirëfilltë si këngëtare, por mbetet për të parë. /revistawho.com