Aktorja simpatike e “Portokalli”-së Albana Perhati, nuk mund ta kalonte pa batuta këtë ditë të veçantë, kur martohet kolegu i saj Bes Kallaku. Aktorja e talentuar e disa prej personazheve më të spikatur në spektaklin e humorit të “Top Channel” ka publikuar në Instagramin e saj disa postime për dasmën e Besit dhe Xhensilës. Sigurisht me shumë humor… Në fillim ajo ka thënë se do hajë pak që të shijojë dasmën por ndërkohë ka fotografuar një picë. Ndërsa pak më parë, “Bukra” ka bërë një trajtim fytyre që të jetë sa më e bukur sonte. Ajo është shfaqur me maskën e zezë, por me siguri në mbrëmje do të bëhet një yll./ revistawho.com









