Emma Watson, e mirënjohur për rolin e saj në sagën “Harry Poter”, por jo vetëm ka gjetur një mënyrë shumë të veçantë për të dalë në mbështetje të lëvizjes ‘Time’s Up’. Me daljen e saj në mbrëmjen e ndarjeve të çmimeve ‘Oskar’, përveçse tregoi që është në një formë të shkëlqyer, ajo zbuloi edhe tatuazhin në krahun e saj të djathtë.
Kujtojmë se lëvizja ‘Time’s Up’ nisi kur shumë nga yjet e Hollywood, treguan publikisht për ngacmimet seksuale që kishin marrë në ambientet e punës. Tashmë kjo lëvizje ka marrë përmasa gjigande dhe del në mbrojtje të të gjitha femrave në botë që kanë vuajtur nga ngacmimetdhe dhuna./revistawho.com