Kim Kardashi arriti një tjetër sukses, kur produktet e linjës së saj të makeup-it u shitën të gjitha. Linja mban emrin “KKW” dhe pikërisht këtu filluan dhe telashet për një nga femrat më të bukura të showbiz-it. Kim është akuzuar nga grimerja e famshme daneze, Kristen Weiss për një ngjashmëri të emrit të përdorur si dhe përpjekja për të bërë konfuzë blerësit e linjë së Weiss që mban emrin “KW”. Sipas TMZ, njerëzit e Kim janë konsultuar me juristë të mirëfilltë përpara përdorimit të emrit që të mos ndeshnin probleme të tilla ligjore.








