Alban Dudushi dhe Bieta Sulo janë bërë prindër të një djali. Moderatori i njohur është bërë baba për herë të dytë pasi ai ka dhe një vajzë nga martesa e parë ndërsa Bieta është hera e parë që përjeton ndjenjën e të qenurit nënë. Emri i djalit nuk është zbuluar ende, por kujtojmë që në intervistën ekskluzive për RevistaWho.com, çifti u shpreh se kanë dëshirë t’i vendosin djalit një emër shqiptar dhe të shkurtër.