Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Alban Ramosaj dhe Evi Reçi për Festivalin: Falenderime dhe mirënjohje

31/12/2021
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Alban Ramosaj dhe Evi Reçi për Festivalin: Falenderime dhe mirënjohje

Festivali i Këngës këtë vit pati 20 artistë konkurrues, mes të cilëve pretendentë ishin Ronela Hajati dhe Alban Ramosaj. Fituese u shpall Ronela, e cila konkurronte me këngën “Sekreti”, por edhe Albani nuk mbeti mbrapa për nga mbështetja që mori dhe emocionet që dhuroi. Nga ana tjetër edhe Evi Reçi ishte ndër emrat që publiku e deshi shumë. Pas spektaklit tre ditor që mori gjithë vëmendjen e publikut ka pasur reagime nga Ramosaj, por edhe nga Evi.





Këngëtarja postoi mbrëmë një foto dhe pak fjalë për të treguar çfarë përjetoi këtë Festival, me mirënjohje për bashkëpunëtorët, por edhe mbështetje për Ronçen siç e quan ajo.

“Mbase jemi mësuar që pas çdo konkursi të kemi hatërmbetje apo të ndjejmë negativitet për kolegët tanë, por ky nuk është rasti! Nëse do të ishit brenda zemrës sime, do kuptonit që unë zemrën sot e kam plot, të mbushur me mirënjohje dhe emocione të dhuruara nga publiku pa kushte! Sa bukur të jesh live, të kendosh, të japësh zemrën aty në skenë! Një falenderim bashkëpunëtoreve që janë gjithmonë aty për mua. Faleminderit shumë po shumë që keni përqafuar këngën e Flamur Shehut dhe Zhuljana Jorganxhit! Dhe dërgoni energjinë e mirë tek Ronçja”, ka shkruar Evi Reçi.


https://www.instagram.com/tv/CYGngYbpSSo/?utm_medium=copy_link

Nga ana tjetër, Albani mori dy ditë pushim pas Festivalit dhe pak më parë me një dedikim të gjatë shkruar në media sociale u shpreh: “Ky vit, fal jush ishte i imi! Jo për numrat e trofeve që kam çuar në shtëpi, por prej dashurisë masive që më keni falur dhe siç dëgjoj, shoh, ndjej dhe lexoj po vazhdoni të ma jepni pa kushte, pa kursim…”, shkruan Albani për publikun. Ndërsa për ata që nuk e duan ka përdorur humor dhe ironi: #LejNajLlafPaThene #EMbajNjeSyMbyll

“O Ma, FITOVA!! Fitova dashni, duartrokitje, eksperience, mësime, miq të rinj (ndër të cilët: Gjergj Leka!!), fitova respekt! Faleminderit për çdo sakrificë dhe mund që ke derdhur për t’më fal mundësinë e të jetuarit jetën ashtu siç ma ka shpirti… poetikisht. Të kam “borxh” frymën”, shkruan këngëtari për Antigonën. Por mes fjalëve nuk harron diçka edhe për Beatrix: “Kur të lexosh, dua ta dish që bëra me të mirën time, madje ia kalova Albanit të mëparshëm! Shpresoj të jesh krenare për progresin dhe performancat e vëllait tënd. Ju Dua, përgjithmonë”.

https://www.instagram.com/p/CYJLlIgKvNG/

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Sara Hoxha zbulon rikthimin në televizion të Ledionit

Sara Hoxha zbulon rikthimin në televizion të Ledionit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera