Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat! 27/12/2025
Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit 27/12/2025
“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori! 27/12/2025
Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin 27/12/2025
“Jam i komplikuar!”/ Ylli Limani hap zemrën për problemet në dashuri: Çfarëdolloj përpjekje që e bëj… 27/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Albana Osmani provon veten në një tjetër dimension, dizenjon çantat që prodhohen në Francë

14/12/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Albana Osmani provon veten në një tjetër dimension, dizenjon çantat që prodhohen në Francë

Pas shkëputjes nga ekrani Albana Osmani është angazhuar me shumë projekte të tjera, të cilat pritet që t’i zbulojë shumë shpejt me detaje për fansat e saj. Moderatorja e njohur, që me profesion është piktore, së fundmi ka marrë rolin e drejtueses artistike të markës franceze ‘Reine Ana’. Ditën e sotme Albana ka zbuluar se ka dizenjuar çantat e kësaj firme, të cilat do të dalin në shitje në shkurt të 2020 si një edicion i limituar. Osmani ka treguar se këto çanta janë tepër të rëndësishme për të, pasi ka punuar me kujdes për çdo detaj të tyre, madje edhe për fotografimin që po u bëhet për reklamim. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një imazh nga studio e fotografisë dhe në të duket shumë e lumtur për këtë arritje të saj.





https://www.instagram.com/p/B6Dl0L7leGL/

“Të krijosh në çdo milimetër ‘Reine Ana’ brand dhe të jesh pjesë e çdo hapi në post produksion, qoftë dhe të gjërave më të vogla, për mua ka qenë dhe mbetet një kërkesë profesionale ndaj vetvetes mbi të gjitha. Shumë programe në televizion si ‘Kupid’, ‘Look’, ‘Waiting for Supermodel’, i kam bërë vetë montazhin, me duart e mia. Kënaqësia në fund ishte e jashtëzakonshme, gëzoja të çoja gjithçka në perfeksion. Çështja në mua është që kërkoj gjithmonë fijen e artë në mes të kashtës dhe nuk heq dorë deri sa e gjej! Shumë kush në fabula të tilla ruan këto momente si personale ‘nuk pse i tregon gjithë botës që ti je edhe këtu duke bërë asistencë në setin e fotografimit të çantave’. Çanta ‘high fashion’ mbi të gjitha të dizenjuara nga vetë ti si person Albana. Mendoj se nuk ka më bukur. Këtu në fakt jam duke vëzhguar me lupë çdo gjë dhe duke asistuar prej orësh në çdo detaj me kënaqësi. Janë ato momentet që njeriu thjesht jeton dhe ka kuptim puna dhe të punosh. Për mua është e pamundur të mos rrotulloj çdo rrip, çdo detaj, të mos mbaj frymën ndërsa shkrepen foto a thua se do i marr ajrin çantës. Dhe besoj çfarë do lloj objekti që do krijoja njësoj do e rrethoja me gjithë pikat mbi i të miat padyshim! Çantat kanë secila nga një personalitet të sajin. I kam krahasuar me 4 femrat më të bukura në histori. Duhet të prisni deri në shkurt 2020 për t’u takuar me to. Janë ‘limited edition’ për çdo dizanj janë vetëm 20 copë autentike në botë. ‘High fashion’ në çdo milimetër. Design by me, Made in Italy. Të bësh diçka të tillë në aspektin artistik për mua si piktore është lehtësisht dhe natyralisht një lundrim në botën time krijuese. Përveç kualitetit super të lartë, dizanjit bërë me shumë, shumë përkushtim, mbi të gjitha historia dhe ëndrra në energjinë e përcjellë në secilën prej katër dizanjeve ‘Reine Ana’ mendoj se do jenë një magnet për të gjithë”, ka shkruar Albana në postimin e saj. Osmani ka treguar shpesh se është mjaft e talentuar në pikturë dhe me siguri ajo do arrijë suksesin e duhur me këtë projekt kaq të veçantë. /revistawho.com


Tags: Albana Osmanicantadizenjatoreprojekt i ri
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit
Breaking News

Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit

27/12/2025
“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori!
Breaking News

“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori!

27/12/2025
Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin
Breaking News

Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin

27/12/2025
“Jam i komplikuar!”/ Ylli Limani hap zemrën për problemet në dashuri: Çfarëdolloj përpjekje që e bëj…
Breaking News

“Jam i komplikuar!”/ Ylli Limani hap zemrën për problemet në dashuri: Çfarëdolloj përpjekje që e bëj…

27/12/2025
Dolce goditi Albën, por nga shtëpia u largua….! Vendimi që ndezi revoltën në rrjet
Breaking News

Dolce goditi Albën, por nga shtëpia u largua….! Vendimi që ndezi revoltën në rrjet

27/12/2025
“Një muaj pa ty”, Selvija ndan pamjet prekëse të Shpat Kasapit me djalin e tyre
Breaking News

“Një muaj pa ty”, Selvija ndan pamjet prekëse të Shpat Kasapit me djalin e tyre

26/12/2025
Next Post
Dojna Mema i emocionon të gjithë, e nis emisionin me një dedikim për babain e ndjerë

Dojna Mema i emocionon të gjithë, e nis emisionin me një dedikim për babain e ndjerë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera