Miriami e nisi ditën me një dilemë gocash sot dhe nuk ngurroi ta ndajë me ato zonja e zonjusha që e ndjekin. Postoi një foto të vetën, në diell, me fokus flokët dhe me këtë rast pyeti mikeshat virtuale nëse duhet t’i presë. Mori sa e sa komente e sugjerime, por një ‘jo’ mori vëmendje. Albani nuk paska qenë hiç dakord me idenë e bashkëshortes për t’i prerë dhe opinionin e tij e dha publikisht.
Por çfarë bëri Miriam? I preu, sigurisht. As shumë as pak, por i preu dhe foton e publikoi para pak minutash. Duket njësoj e bukur dhe e ëmbël, vetëm me më pak flokë. Fundja është verë, s’ka kohë më të mirë se kjo për të bërë ca ndryshime dhe Miriami na ka treguar se të tilla prerje i shkojnë shumë. Ah, dhe diçka… nëse nuk po e gjenit guximin për të prerë flokët, pasi të shikoni sa i shkurtoi këngëtarja (pa ju dhimbsur), do doni të merrni gërshërët edhe ju./revistawho.com