Albërie Hadërgjonaj ka qenë surpriza e fundit për Beatrix ditën e djeshme, por edhe për të gjithë banorët, pasi performoi në skenë. Ajo hyri me një mesazh për mbesën dhe shumë fjalë të bukura.
“Kam ardhur për ty… Gëzuar Vitin e Ri. Kam ardhur për të të thënë që je më e bukura vajzë shqiptare, sepse Zoti dhuroi një engjëll në botë, të dha një bukuri të papërshkrueshme të dha një zë që rrallë kush e ka. Ti je një super talent shpirti im. Ti dhuro atë që di të japësh më mirë. Të dashurosh deri në frymën e fundit. Të dua shumë. Beatrixi është rritur me vajzat e mia, unë kam katër fëmijë kur më pyesin. Unë që pothuajse e kam rritur vetë, Beatrixi ka një pastërti dhe çiltërsi që është e vështirë që njerëzit ta shohin nga ekrani e sa e ëmbël është kjo vajzë, por do rritet edhe kjo. Unë jam shumë e lumtur që Beatrixi me këto sytë e bukur, po përjeton një emocion me Donaldin që unë e kam shumë zemër. Të dua shumë Donald!”.
Ndërkohë, Donaldi që po e ndiqte në oborr iu përgjigj tezes së Beatrix duke i thënë: “Faleminderit teze”.








