Alfio Rrotani ka deklaruar përmes një postimi se ai dhe Fatma Methasani nuk janë më bashkë prej pothuajse një viti. Postimi vjen pas lajmeve të shumta në media që shkruanin për një ndarje. Ndër të tjera, Alfio ka kërkuar që mediat të respektojnë privatësinë e tyre.
Postimi i Alfios: “Të dashur familjarë, shok dhe ndjekës. Ndjehem në detyrë dhe i obliguar moralisht të sqaroj disa lajme që kanë qarkulluar së fundmi për sa i përket jetës time personale. Unë dhe Fatma nuk jemi më së bashku nga pothuajse një vit, motivet janë shumë personale dhe individuale, nuk kanë absolutisht të bëjnë me tradhtu ose rrethana të tjera që qarkullojnë në rrjet. Dëshiroj që të kemi privatësinë tonë për të preservuar raportin tonë në harmoni dhe për të mirën e djalit të mrekullueshëm që kemi, pasi këto publikime mund të ndikojnë jo vetëm në jetën time private dhe profesionale, por edhe të rrethit tim dhe familjes sime. Unë po ju drejtojem me këtë kërkesë e lidhur ngushtë me mirëkuptimin tuaj që do e vlerësoja jashtëmase. Ju falenderoj nga zemra për kohën”.









