Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris! 08/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco… 08/03/2026
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Alketa jo vetëm do të drejtojë ‘Festivalin e RTSH’, por do të rikthejë edhe një nga këngët më të njohura të tij

21/11/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Alketa jo vetëm do të drejtojë ‘Festivalin e RTSH’, por do të rikthejë edhe një nga këngët më të njohura të tij

Në muajin gusht Alketa Vejsiu zbuloi se këtë vit do të ngjitej në skenën e ‘Festivalit të Këngës’ si moderatore e tij. As në këtë eksperiencë kaq të veçantë nuk mungoi mbështetja e Vera Grabockës, së cilës i është besuar drejtimi i festivalit. Alketa ka treguar se për të kjo është një ëndërr e bërë realitet dhe prandaj nuk do të fitojë asgjë në këmbim të punës së saj, sepse dëshiron që këtë vit festivali të realizohet në mënyrë perfekte. Siç duket ajo do të japë gjithçka nga vetja për ta shndërruar ‘Festivalin e Këngës’ në një spektakël të vërtetë muzike ashtu siç e meriton të jetë në të vërtetë. Ditën e sotme Alketa ka zbuluar se po përgatitet jo vetëm për moderimin, por edhe për të kënduar diçka, për të rikthyer në vëmendje këngët më të bukura të festivalit. Moderatorja ka publikuar në ‘Instagram’ një video në të cilën shihet se është duke punuar së bashku me Shpëtim Saraçin për të risjellë një nga këngët më të bukura shqiptare.





Në video Alketa dëgjohet duke kënduar këngën ‘E duam lumturinë’ të Parashqevi Simakut, me të cilën ajo arriti të fitonte çmimin e parë në ‘Festivalin e 27-të të Këngës’.


Vejsiu ka pyetur edhe ndjekësit e saj nëse do të dëshironin që ta këndojë këngën në festival dhe pjesa më e madhe e tyre janë përgjigjur pozitivisht.

Mesa duket Alketa dhe Vera kanë përgatitur surpriza të mëdha për ‘Festivalin e 58-të të Këngës’ ndaj të gjithë do presim me padurim derisa t’i zbulojmë një e nga një. /revistawho.com

Tags: Alketa Vejsiufestivali i kengesParashqevi Simakuprovashpetim saraci
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!
Breaking News

Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!

08/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…
Breaking News

“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…

08/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!
Breaking News

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!

07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Next Post
Miqësi e veçantë me reperen amerikane, Elvana Gjata përgëzon publikisht artisten e njohur për arritjen e saj

Miqësi e veçantë me reperen amerikane, Elvana Gjata përgëzon publikisht artisten e njohur për arritjen e saj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera