Dikur Alketa tregohej shumë hermetike tek jeta private e sidomos fëmijët, por tani që vajza e saj është rritur, ka nisur të jetë më aktive në rrjete sociale duke numëruar mijëra ndjekës. Nikol një muaj më parë mori vëmendjen e të gjithëve duke postuar si rrallëherë në Instagram dy foto ku shfaqej me flokë bjondë, sytë bojëqielli dhe tipare shumë të bukura . Menjëherë nisën edhe komentet për ngjashmërinë e madhe që Nikol ka me Alketën, por ndryshe nga mami e cila prej vitesh nuk heq dorë nga flokët bjondë, Nikol ka vendosur të bëjë një ndryshim. Ajo është shfaqur së fundmi me flokë të zeza dhe komentet kanë qenë të shumta, duke nisur nga komplimentet dhe fjalët e bukura e deri te sugjerimet për tu kthyer sërish bjonde. Sido që të jetë, bjonde apo brune, Nikol mbetet sërish e bukur.









