Jemi mësuar ta shohim teksa ajo bën gjithçka, prezantuesen, biznesmenen dhe herë pas here dhe këngëtaren. E kemi fjalën për Alketa Vejsiun, e cila këtë herë ka thyer një rekord.
Moderatorja ka sfiduar temperaturat e ulëta që shkojnë në –15 gradë dhe ka realizuar cover-in e një prej produksioneve të këngëtarit me famë botërore Ed Sheeran dhe duket se e ka shijuar shumë.
“Oh sa u kënaqa, dhe mendova se mund të këndoja me të….-15 grad!!”- ka shkruar Alketa bashkangjitur videos së publikuar në “Instagram”. Moderatorja dhe producentja po kalon disa ditë pushimi në një hapësirë të zbardhur nga bora, që me të drejtë në media është quajtur parajsë.
https://instagram.com/p/BfbELsHABTl/