Modelja Almeda Abazi dhe aktori Tolgahan Sayışman, janë një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar dhe atë turk. Historia e tyre e dashurisë ka nisur vite më parë dhe vitin e kaluar ata e kurorëzuan me martesë.
Mbrëmjen e kaluar Almeda ishte e ftuara speciale e emisionit ‘Xing me Ermalin’, ku tregoi gjerë e gjatë për historinë e saj të dashurisë. Modelja tregoi se ishte karakteri i fortë i Tolgës detaji i cili e bëri të binte në dashuri me të.
“Mund të jetë pak klishe, por rashë në dashuri kur pashë karakterin e fortë të Tolgës, ngjan shumë me karakterin tim”, u shpreh Almeda.
“Por edhe sytë më tërhoqën”, shtoi ajo për bashkëshortin ndërsa e pyetur se çfarë ka parë Tolga që është dashuruar me të, Almeda tregoi se duhet pyetur vetë aktori.
Momentalisht bukuroshja shqiptare është duke kryer me shumë sukses prezantimin e spektaklit “Dancing With The Stars”. /revistawho.com