Nëse do të fokusoheni tek buzëqeshja, ëmbëlsia apo sytë do ta dalloni menjëherë vogëlushen në foto. Megjithatë nëse nuk e keni gjetur ende, ne po ju ndihmojmë edhe me një ndihmë të vogël. Bëhet fjalë për ish-miss Shqipërinë, e cila tanimë jeton në Turqi me familjen e saj të bukur, Almedën.
Abazi është bërë nostalgjike e nuk i ka kursyer këto kujtime të fëmijërisë në llogarinë e saj, ku teksa sheh foton arrin të dallosh se sa pak gjëra kanë ndryshuar nga bukuroshja.
Momentalisht Abazi është në pritje të fëmijës së saj të dytë, që do të jetë një vajzë e nëse keni kureshtje se si do të ngjaje, Almeda sapo jua dha një ndihmë./revistawho.com









