Ngjashmëria e fëmijëve me prindërit është diçka e zakonshme, sepse e gjitha ka të bëjë me gjentikën. Megjithatë jo të gjithë prindërit provojnë kënaqësinë e ngjashmërisë me fëmijët. Sonila Meço është një ndër fatlumët, sepse vajza e saj, Amaris ka një ngjashmëri shumë të madhë me të. Ditën e sotme, gazetarja ka publikuar një fotografi krahasuese të saj me vajzën. Në anën e majtë të fotos është Sonila 5 vjeçe, ndërsa në anën e djathtë është Amaris 7 vjeçe. Sonila i ka kthyer fotografitë në bardh e zi, për t’i vendosur të dyja në të njëjtën kohë. Nga fotografia mund të kuptohet qartë së nënë e bijë janë pothuajse si dy pika uji. Shpresojmë që edhe kur të rritet, tiparet e Amaris të qëndrojnë të njëjta, si kopja më e mirë e Sonilës. /revistawho.com
https://www.instagram.com/p/Bns-4hPBI4L/?taken-by=sonilameco1