Amarda Toska, drejtuesja e disa formateve të suksesshme në Shqipëri, njëherësh edhe sipërmarrëse e “Ami Event”, ka zbuluar sot përmes një postimi në ‘instagram’ rutinën e saj të preferuar… Që siç mund ta merrni me mend është i biri, Joeli. Prezantuesja e njohur, ka publikuar sot një foto të Joelit në vaskë, teksa luan me lodrat e tij të preferuara dhe duket se pas gjithë ditës së ngarkuar me punë ky është momenti i vetëm i relaksit për mami Amin.