Deri më tani, Ana Lleshi kishte vendosur të mos fliste për jetën private. Megjithatë e ftuar në ‘Why Not’ me Roza Latin, ish- konkurrentja e “Përputhen” ka pranuar se është rritur në shtëpinë e fëmijës. Më tej ajo ka treguar se nënën biologjike e ka njohur 2 vite më parë dhe ndonëse nuk gëzon të njëjtën dashuri për të si për prindërit që e kanë rritur, përpiqet ta respektojë atë sa më shumë.
Ana nuk i shpëtoi dhe pyetjeve për muzikën, duke qenë se projekti i parë i saj u komentua gjerësisht në rrjet. Ajo shtoi se nuk ka dëshirë të jetë një këngëtare e madhe, por çdo gjë në vijim do e realizojë për qejfin e saj. Prandaj bëhuni gati për ndonjë tjetër surprizë nga Ana./revistawho.com







