Një tjetër vajzë është larguar mbrëmjen e sotme nga “Përputhen” pa gjetur dashurinë. Ana njoftoi sot në “Përputhen Prime” largimin dhe u shpreh se ndihet e trazuar e nuk e gjen veten. Ajo i propozoi Rinianit të njihen jashtë, por ai u shpreh se ndihet i pasigurt karshi saj.
“Jam shumë e presionuar, kam parë shumë komente negative. Unë do kisha dëshirë që njohjen tonë ta vazhdonim jashtë programit, nuk e di sa i gatshëm je për këtë. Unë kam humbur veten , s’di më çfarë dua”, – i tha Ana Rinianit.
“Më vjen keq po nuk të besoj, je shumë e influencuar nga publiku dhe pretendon që unë të dal dhe të përjetojmë këtë historinë tonë dhe pastaj të më thuash ik? E kam humbur besimin te ty”, -iu përgjigj Riniani duke mos pranuar kështu propozimin e Anës.
Ana falenderoi produksionin për mundësinë dhe u largua mes lotësh emocioni.








