Takimi i Jasminës me Andin ka përfunduar me largimin e këtij të fundit papritur. Gjatë takimit Andi i kërkoi Jasminës pak hapësirë pasi ka nevojë të qartësohet me veten dhe ndjenjat.
“Besoj se kemi nevojë për hapësirë”-i tha Andi ndërsa Jasmina i dha leje të çohej e të largohej nëse dëshironte.
Andi braktisi takimin duke u larguar, mirëpo ky veprim nuk i pëlqeu Jasminës, e cila u largua pas tij e pëlotur.
“I kam thënë që ka raste që nuk e mendoj dy herë të të marr, ka raste të tjera që them përse ta marr e të dal. E njohim njëri-tjetrin shumë mirë, prandaj nuk po arrijmë në një pikë. S’e kam problem as të zihem, as të mos i flas. Thjesht se e kuptoj që është pasiv dhe më le vetëm gjithë kohës. I kam thënë 100 herë, mos më lër vetëm. Për aq kam nevojë unë. Dhe e gjej veten në një situatë që nuk e kam gjetur kurrë”-tha Jasmina.







