• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Angela Martini mohon lidhjen me 68-vjeçarin

Angela Martini është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së shtypit rozë. Siç ndodh shpesh, temë janë lidhjet e supozuara të dashurisë, të cilat kryesisht implikojnë njerëz në moshë, apo biznesmenë.

Së fundi modelja është përfolur për një lidhje të mundshme me manjatin amerikan Russell Simons, i njohur në industrinë e muzikës si themelues i label-it Def Jam. Madje u tha se bukuroshja shqiptare është shumë e dhënë pas 68 vjeçarit.

Por, Angela ka mohuar lajmin, duke u shprehur se ajo dhe Russell janë vetëm miq, të tillë kanë qenë gjithmonë, madje Angela e sheh atë si vëlla të madh.

Në planin profesional, modelja po vazhdon me intensitet të madh punën duke realizuar sete të reja dhe sfilata të ndryshme përtej oqeanit. /Prive

angela 2

angela 3