Gjithë vëmendja është tek Angelina Jolie dhe e bija Shiloh. Gjithë bota po flet për to dhe jo më kot. Angelina nuk ka dalë shpesh publikisht me fëmijët, por së fundmi teksa ka nisur turin botëror për promovimin e ‘Eternals’, ajo merr të bijën Shiloh nga një tapet i kuq në tjetrin, por edhe fëmijët e tjerë.

Edhe pse disa vite me herët, vajza e parë biologjike e saj dhe Pitt doli para botës duke folur për të drejtën e të zgjedhurit nëse do të jetë femër ose mashkull edhe duke ndërruar emrin, fiksimi i saj i ri është dollapi i mamit.
Ajo u vesh disa herë me veshjet e mamit ose rikrijoi daljet e saj më të njohura publike dhe së fundmi u fotografua e veshur thjesht në një afterparty duke u rikthyer në stilin e saj. Për më tepër mund të shikoni fotot./revistawho.com









