Angelina Jolie dhe Jennifer Aniston ishin të ftuara në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Golden Globe”, për herë të parë pas 3 vitesh dy ish-gratë e Brad Pitt, pritej të shfaqeshin në të njëjtën skenë. Angelina Jolie e veshur me fustan të zi, ashtu si edhe kodi i mbrëmjes u shoqërua nga djali i saj i madh, Pax. Ndërsa Jennifer Aniston “theu” rregullin dhe nuk bëri ecjen në tapetin e kuq, ajo u shfaq vetëm kur dha çmimin e aktores më të mirë të një seriali.
Pas debatesh të shumta për rreth 3 vjet, kjo ishte hera e parë ku aktoret u shfaqën bashkë.









