Ju ka marrë marrë malli për Fitnete Tudën?! Ajo ka krijuar shumë hite të cilat duket se kanë mbetur në memorien tonë edhe pse kanë kaluar shumë vite nga koha kur janë publikuar.
Sa herë që bie shi në Tiranë, na ndodh shpesh të postojmë në rrjetet tona sociale këngën ‘Shi bie në Tiranë’, kënduar nga këngëtarja nga Struga, apo edhe këngë si ‘Rrugë”, etj.
https://www.youtube.com/watch?v=r5kE8uUy-Fo
E ftuar sot në emisioni e “Rudina”, në Tv Klan me nostalgji ndau për publikun emocionet e saj të rikthimit. Pas një shkëputje disavjeçare këngëtarja e hitit “Shi bie në tiranë” tha në emisionin e Rudina Magjistarit se ndjen keqardhje që është shkëputur nga skena.
Këngëtarja foli për karrierën e saj në muzikë ndërkohë shtoi se, edhe pse nuk është në skenë nuk ka hequr dorë nga muzika dhe se ka rreth 20 këngë të regjistruara në celular. Këngëtarja surprizoi publikun kur tha se shumë shpejt do të vijë shumë shpejt me një këngë të re./revistawho.com