Angelina Jolie dhe The Weeknd janë parë sërish në shoqërinë e njëri-thjetrit në një koncert privat në Los Angeles. The Weeknd ndodhej me një grup miqsh ndërsa Angelina me vajzate saj, Shiloh, 15 vjeç dhe Zahara, 16 vjeç. Pas takimit të parë të aktores me këngëtarin u tha se ata mund edhe të ishin duke bashkëpunuar, por takimet mes tyre po bëhen më të shpeshta ç’ka ka ngjallur edhe dyshimet për një romancë.
Një burim tha për “The sun” se dyshja janë thjesht miq tani, por këngëtari nuk e ka fshehur faktin se ka pasur një pëlqim për aktoren prej vitesh.
Në fillim të këtij muaji Angelina dhe The Weeknd u panë duke drekuar në një restorant në Santa Monica duke nisur kështu dyshimet që sa vinë e përforcohen.








