Janë miq? Po bashkëpunojnë? Apo ishte një darkë romantike? Janë këto pyetjet që çdokush po i bën orët e fundit pasi Angelina Jolie dhe The Weeknd janë parë duke darkuar së bashku. Ylli i “The Maleficent” dhe këngëtari i “Blinding Lights” janë kapur duke u larguar nga një restorant në Hollywood, të mëkurën. Page Six raporton se dyshja kaluan disa orë të mira duke biseduar.
Disa thonë se aktorja dhe këngëtari kanë nisur të njihen me njëri-tjetrin ndërsa të tjerë e shpjegojnë darkën e tyre kështu: The Weeknd po shkruan një serial dhe po merr këshillat e aktores mbi aktrimin. Fundja ajo është fituese e Academy Award dhe ka prodhuar e drejtuar disa projekte.
Tani të vërtetën ende nuk e dimë dhe hë për hë po besojmë këtë versionin e dytë.