Aktorja e suksesshme Angelina Jolie ka zbuluar dëshirën për t’u bërë pjesë e politikës në intervistën e fundit për ‘BBC’. Kur u pyet për shanset që ekzistojnë që të bëhet pjesë e politikës ajo u shpreh: “Sinqerisht do bëj gjithçka që sjell ndryshim në jetët e njerëzve”. Gjatë intervistës ajo u përqendrua tek kriza e refugjatëve dhe e vuri theksin tek ndihma që duhet t’u japim. Angelina është diskutuar prej kohësh që do i largohet aktrimit. Ajo i është përkushtuar së fundmi një sërë çështjesh sociale, krahas aktrimit me të cilin po merret më pak./revistawho.com
Will Angelina Jolie run for president one day? She says she can "get a lot done without a title" so "will stay quiet for now" #r4today https://t.co/DlzOiPfUp9 pic.twitter.com/FwLEYDBgHZ
— BBC Radio 4 Today (@BBCr4today) December 28, 2018