Angelina Jolie është fotografuar në Lviv të Ukrainës. Pamjet u shpërndanë shumë shpejt dhe tregojnë Jolie teksa hyn në një kafene e vesh shumë thjesht me një kombinim në ngjyrë gri. Ajo po pinte kafe kur u pikas nga vendasit.
Një vajzë nga Ukraina postoi një video në Facebook me mbishkrimin: “Asgjë speciale. Thjesht Lviv. Shkova të marr një kafe dhe rastësisht pashë Angelina Jolie”.
Jolie ka dhënë mbështjen e saj për Ukrainën që në ditën e parë të mësymjes Ruse. Aktorja ka vendosur të shkojë brenda luftës dhe ndër të tjera është parë duke dhëne autografe për fansat.
Kujtojmë se Rusia e nisi sulmin kundrejt Ukrainës në datën 24 shkurt 2022 dhe deri më tani janë shënuar humbje të mëdha.