Po bëjnë tashmë dy vite të ndarë, por drama mes Jolie dhe Pitt vazhdon. Këtë herë është përfshirë edhe e dashura e re e aktorit, modelja Nicole Poturalski. Së fundmi Pitt shkoi në një udhëtim me modelen në Francë. Pikërisht në vendin ku ai dhe Angelina u kurorëzuan në martesë në vitin 2014.
Një burim pranë Pitt tha se aktorit nuk i intereson nëse Jolie do mërzitet nga ky veprim. Ndërkohë Jolie nuk mund ta besojë që Brad ka rënë kaq poshtë, tha një burim tjetër pranë aktores.
“Asaj i është shpifur ideja që ai udhëton nëpër Europë me këtë vajzën e re, në vend që ta mbajë lidhjen private dhe me dinjitet. Fakti që e ka çuar atë në vendin ku u martuan, është kaq e ulët”-tha burimi pranë aktores.