Anna Gjebrea ka dhënë një lajm shumë të bukur e ftuar në “Abc e Pasdites”. Ajo ka zbuluar se këtë vit do e shohim në “Kënga Magjike”, por jo si konkurrente. Anna do të këndojë në skenën magjike dhe u shpreh e lumtur për këtë fakt. Anna e ka trashëguar nga i ati talentin për muzikën e së fundmi ajo ka publikuar dhe këngën e saj të tretë “Just Dance”.