Atdheu kishte përgatitur sërish surpriza për Antonelën në takimin e tyre të rradhës, por nuk përfundoi siç e prisnim. Antonela vuri re një mesazh në telefonin e Atdheut që mbante një zemër të kuqe dhe u largua e lënduar.
Pasi Antonela braktisi takimin, Atdheu e ndoqi nga pas megjithëse theksonte se nuk donte t’i jepte llogari. Antonela u shpreh se Atdheu veprime të tilla me fshirjen e mesazheve i ka bërë edhe kur po shkonin për të bërë takim.
“Jam lodhur në emision, njëri më ofendon, tjetri më nxjerr sikur bëj aktoren, këtij i vijnë mesazhe, nuk e di. Më zhgënjen se unë dal negative gjithmonë aty. Isha duke parë dhe puntatën, pjesën e Blerimit që më ka ofenduar dhe jam akoma e prekur për atë gjë. Këtu nuk pashë as emër, veç një zemër. Dhe në makinë kur erdhëm, vetëm i fshin mesazhet. Edhe në studio kur më ka ofenduar Blerimi nuk ka thënë asnjë fjalë. I kam dalë kundër të gjithë Shqipërisë për të dhe ma shpërblen kështu”-tha Antonela.