Kush zihet, duhet, thotë një shprehje dhe e vërteton më së miri rasti i Antonelës dhe Atdheut. Ndonëse në fillim mes tyre pati shumë debate dhe deklarata të forta, Antonela dhe Atdheu së fundmi shprehën pëlqim për njëri-tjetrin. Atdheu u rikthye vetëm për një puntatë në “Përputhen”, ku u përball me Antonelën dhe deklaratën e saj: Ke qenë dhe mbetesh pëlqimi im kryesor.
“Për dashuri i thyej rregullat”-tha Atdheu dhe sapo e provoi këtë. Ndonëse nuk lejohet që konkurrentët të dalin në takime me të tjerë jashtë programit, Atdheu dhe Antonela sot janë fotografuar duke drekuar së bashku.
“Vipat e Bllokut” ka publikuar këtë foto ku dyshja shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit në një restorant.
Ndërkohë pak ditë më parë u përfol se të dy ishin bashkë në Sarandë, por Antonela e mohoi këtë. Tani na mbetet të shohim ç’do thotë për foton.