Antonela ka biseduar teksa grimohej me Arjolën dhe gjithë tema e diskutimit ishte Claudio, i cili siç po kuptohet së fundmi, ka një pëlqim ndaj saj dhe këtë e ka shprehur me mënyrat e tij. “Jam munduar me ja thënë larg e larg që kam dikë që më pret jashtë. Më ka pyetur edhe vet troç dhe i kam thënë që kam njohur dikë para se të hyja. Pra kam dikë që më pret. S’po di çfarë të bëjë më. Ai nuk do me kuptu”, u shpreh Antonela duke lënë të kuptohet se sjellja e tij e bezdis jo pak.
Kujtojmë se gjatë live-t të fundit, Antonela u shpreh se është beqare, por e vërteta qenka ndryshe./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CXQ7QMoFhe1/








