Dasma e Marinës dhe Getit pritet të jetë një nga eventet më madhështore të vitit. Tashmë janë zbuluar data dhe vendi ku do mbahet ceremonia. U bë e ditur që dasma do të zhvillohet me 10 shtator në Prishtinë. Por mesa duket planet ndryshuan. Prive.al ka zbuluar që ceremonia nuk do të mbahet më në Prishtinë por është zhvendosur në Tiranë. Nuk dihet cila ka qenë arsyeja që e ka shtyrë dyshen të marrin një vendim të tillë vetëm dy javë para dasmës por shpresojmë të mos jetë asgjë serioze. Ndërkohë le të presim ditën finale ku Marina dhe Geti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre.