Ngjyra jeshile ka qenë në modë sivjet dhe sigurisht që nuk mund të mungonte në garderobën e dy prej vajzave më fashion të showbizit, Anxhelina Hadërgjonajt dhe Lori Hoxhës. Vajzat janë shfaqur me të njëjtën bluzë jeshile në postimet e tyre të fundit, por kombinimet i kanë bërë të ndryshme. Anxhelina e ka kombinuar këtë bluzë me pantallona të bardha ndërsa Lori me xhinse. Cilës mendoni se i shkon më shumë?









