Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Thonë që të ndjek…” Ja si u përgjigj Monika Kryemadhi për Ilir Metën 05/01/2026
Mungesa e higjienës në shtëpinë e BBV, ulet çmimi i madh!  05/01/2026
Pas afrimitetit me Selinën, Miri flet papritur për bashkëshorten: Ajo ka qejf… 05/01/2026
Pse u keqkuptua komenti i Luizit? Kiara reagon ndaj zhurmës online: “Nuk kam nevojë për…” 05/01/2026
Alba rrëzohet për herë të tretë brenda shtëpisë së BBVK! 05/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Apeli i 20-vjeçarit Klajdi Spahiu: 60 mijë euro më shpëtojnë nga kanceri në gjak 

17/01/2016
in Intervista
Reading Time: 3 mins read
A A
Apeli i 20-vjeçarit Klajdi Spahiu: 60 mijë euro më shpëtojnë nga kanceri në gjak 

“Sado që përpiqem të mos pranoj realitetin, një tub në qafë, një shiringë në palcë apo qeset e gjakut më zgjojnë nga bota që krijoj kur bie në gjumë!” Këto ishin vetëm disa nga fjalët që 20-vjeçari nga Tirana, Klajdi Spahiu, rrëfeu për gazetën “Shekulli”, gjatë bisedës në dhomën e një spitali. Një ambient ku mbizotërojnë mëshira dhe dhimbja, por njëkohësisht mëson rëndësinë e jetës dhe kuptimin e fjalëve: forcë, dhimbje, shpresë…





Pothuajse i vetëm, pa praninë e familjes, i izoluar në një nga dhomat e pavionit të një spitali në Mynih, Klajdi Spahiu po lufton me kancerin. Brenda atyre mureve, Klajdi ka 3 muaj që po i nënshtrohet kujdesit të rreptë të mjekëve të huaj, por ende në rrezik për jetën. Sikur të mos mjaftonin dhimbjet e shkaktuara nga kanceri, shqetësimi tjetër që po e mundon prej disa ditësh 20-vjeçarin,është ana financiare. Për shkak të kostos së lartë të kurimit, Klajdit i është ndërprerë ndihma mjekësore e spitalit. Me shpresën për t’u kuruar dhe me dëshirën për jetën, 20-vjeçari kthen sytë nga të gjithë ne!

Një ndihmë sado modeste financiare, për të do të thotë shumë, më afër arritjes së shifrës së kërkuar 60.000 euro! Koha për grumbullimin e kontributeve fatkeqësisht është e limituar, pasi gjendja shëndetësore e të riut nga Tirana nuk premton shumë. Diçka sado modeste është një shpresë e ndezur në këto 4 javë pritje për Klajdin. Ai më shumë së kurrë më parë, ka nevojë për mbështetje. Le të bëhemi një rreze dritë në këtë rrugëtim të zymtë që po kalon Klajdi. Edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore, Klajdi ndan me “Shekulli”-n periudhën e vështirë në të cilën ndodhet ende.


Kur e kuptove që bëhej fjalë për një sëmundje të rëndë? Si e prite një lajm të tillë?

Të them të vërtetën asnjëherë nuk e kam menduar se mund të vuaja nga një sëmundje e tillë, pasi nuk kisha dëgjuar më parë, që asnjë nga të afërmit e mi, apo nga rrethi im shoqëror të ketë vuajtur nga diçka e tillë! Kjo lloj sëmundjeje më tingëllonte shumë e “largët”. Madje dhe simptomat e kësaj sëmundjeje për mua nuk ishin alarmante, i justifikoja disi! Isha gjatë gjithë kohës i pafuqishëm, i zverdhur, kisha hemorragji nga hundët, rënie të menjëhershme nga pesha dhe të nxira në trup, por kurrsesi nuk e mendoja diçka të tillë, derisa këto shenja u bën shqetësuese për familjen time. Në shtatorin e vitit të shkuar u sëmura rëndë dhe më dërguan në spital. Aty familja ime u informua mbi gjendjen time shëndetësore, por mua nuk më treguan. Më thanë vetëm që do të shkosh në Gjermani për një kontroll mjekësor.

Kush të tregoi për sëmundjen?

Kur më thanë që të shkoja në Gjermani, fillimisht refuzoja, sepse kuptoja se po më fshihnin diçka! Aq më tepër kur kushëriri im erdhi nga Gjermania për të më marrë, u nisëm dhe direkt bëmë kontrollet përkatëse. Edhe pse nuk dija gjermanisht, ma vriste veshin fjala leucemi. Aty kuptova që nuk bëhej më fjalë për një infeksion të thjeshtë, por mimika e mjekut dhe reagimi i kushëririt tim në momentin që mjeku shpjegonte rezultatet e analizave më bënë të kuptoja, që  çështja është më e komplikuar se ç’dukej. Mjekët atje janë të drejtpërdrejtë dhe për çdo gjë fillimisht informojnë pacientin, kështu që kushëriri im ishte i detyruar që të më përkthente diagnozën dhe çdo gjë që ata thonin mbi sëmundjen time. Kishte raste që stepesha nga informacionet, mërzitesha, humbisja shpresat, por prapë nuk doja ta jepja veten. Shikoja raste nga më të ndryshmet, njerëz që lëngonin, vuanin dhe binin në dysheme. Më frikësonte ideja që dhe unë do të kaloja në po të njëjtën gjendje, por me ditët mësohesh dhe mendon që duhet ta mposhtësh frikën dhe të luftosh për jetën.

Kontribuoni në numrat e mëposhtëm të llogarive

Familja Spahiu ka vënë në dispozicion një numër llogarie në BKT, e cila është e hapur mbi emrin e mamasë së Klajdit, zonjës Vjollca Spahiu. Shuma që i nevojitet kësaj familje është 60.000 euro. Afati kohor, fatkeqësisht është i limituar, vetëm 4 javë për të bërë të mundur që Klajdi t’i kthehet sërish shërbimit spitalor.

Vjollca Taip Spahiu: 0682371249

Në LEKE

ACC: 508000073CLIDCLALLB0

IBAN: AL3620516583000073CLIDCLALLB

Në EURO

ACC: 508000073CLIDCFEURDR

IBAN: AL4620516583000073CLIDCFEURD

Në USD

ACC: 508000073CLIDCFUSDBI

IBAN: AL4720516583000073CLIDCFUSDB

SWIFT CODE: NCBAALTX

 

Hydajete Bushaj/Shekulli

Tags: Klajdi Spahiu
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Next Post
Fundjava e VIP-ave në dëborë

Fundjava e VIP-ave në dëborë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera