Princ Harry i ka zbrazur të gjitha së fundmi dhe këtu përfshijmë edhe hallet e tij me paparacët. Në “Armchair Expert podcast”, Harry rrëfeu se ka një ortak të mirë për ta ndihmuar kur duhet të shmang fotografët. Ai është Orlando Bloom.
“Vetëm dy ditë më parë, Orlando më dërgoi me mesazh foton e një paparaci që ishte fshehur pas makinës së tij dhe shkrepte foto nga prona jonë. Ai më ndihmon shpesh për këtë çështje pasi e ka shtëpinë në fillim të rrugës dhe sheh çdo gjë nga aty. Është e tmerrshme si nuk pp jetoë dot të qetë”, u shpreh Harry.
Princi dhe familja e tij jetojnë në SHBA prej kohësh dhe pasi vuajtën për shumë vite nga tabloidet britanike, tani u duhet të durojnë këto amerikane./revistawho.com








