Arbana ka vendosur ta zbukurojë më herët Pemën e Vitit të Ri dhe ka ndarë me fansat në Instagram momentin e bukur kur së bashku me Jonin dhe mbesën, Kenzën shfaqen duke e rregulluar. “E dimë që bëhet me datë 6”, shkruan moderatorja duke i paraprirë mesazheve. Në fund ajo ka treguar edhe pemën e përfunduar duke shkruar se këtë vit i kanë shtuar zbukurime rozë për Zoin.









