Arbana Osmani i është përgjigjur komenteve që në postimin e saj të fundit në Instagram, e pyesnin për Donaldin. Pas lajmit të shtatzënisë së Einxhelit, Arbana rikujtoi momentet më emocionuese në “Big Brother Vip”, por në fotot e postuara mungonte Donaldi. Në fakt mungonin shumë banorë, por ndjekësit u fokusuan pikërisht te ish-finalisti. Moderatorja ka vendosur t’i përgjigjet komenteve duke shkruar se fotot që ajo ka postuar janë rastësore.
“Fotot janë rastësore, ato që kisha në këtë celular që kam tani, Po ta vësh re mungojnë shumë konkurrentë të cilët për kontributin dhe emocionet që kanë sjellë në program, i vlerësoj dhe do t’ju jem mirnjohëse gjithmonë. Mos u përpiqni të bëni polemikë aty ku nuk ka”, shkruan Arbana.

View this post on Instagram








