Arbana Osmani i ka munguar ekranit që prej Qershorit me mbylljen e sezonit të katërt të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”. Që prej asaj kohe, moderatorja u fokusua tek familja dhe ardhja në jetë e bebushit Diell. Megjithatë data 31 Dhjetor do e rikthejë Arbanën në ekran. Këtë herë jo me “Dua të të bëj të lumtur”, por moderatorja do të jetë e ftuar në “Portokalli”.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo me disa foto ku shfaqet gjatë xhirimeve të spektaklit dhe njofton fansat ta ndjekin më 31 Dhjetor.
Mesa duket Arbana do të bëhet pjesë e skeçeve dhe do na dhurojë humor së bashku me artistët në natën e ndërrimit të viteve.
View this post on Instagram







