Arbenita ka publikuar disa foto të vajzës së saj, siç bën çdo ditë, po këtë herë kërkon që koha të ndalojë. Arsyeja si e çdo nëne është që të shijojë pak më tepër nga ditët e vegjëlisë së së bijës. Por pas publikimit të fotove disa persona i kanë shkruar duke menduar se ka editim në fotot e vajzës. Aq keq kanë qenë reagimet, sa modelja u detyrua të jap shpjegim.
“Kam përdor një aplikacion për cilësinë e fotove. Thjesht pushoni njerëz, ecni para tani”, shkroi ajo.
Në fakt fotot nuk dukem si të edituara, por mbase ca sy kritikë kanë vënë re detaje qe shumë nuk kanë arritur t’i shohin./revistawho.com