Arbër Hajdari qëndroi për 4 muaj në karrigen e opinionistit të Big Brother VIP duke dhënë mendime rreth situatave të ndodhura në shtëpinë e famshme, por a kishte ai një banor të preferuar?
I ftuar në “Kurthin e Piter Panit”, Arbri u përball sërish me të njëjtën pyetje dhe nuk hezitoi të përgjigjej sërish. ‘Për kë bëje tifo në Big Brother?’, ishte pyetja e njërit prej fëmijëve.
“Më është bërë disa herë kjo pyetje dhe e kam thënë, besoj se jam i sinqertë këtu. Nuk kam pasur ndonjë të preferuar”, tha Arbri dhe shtoi se ai që fitoi spektaklin, Ilir Shaqiri ishte më i duruari dhe e meritoi fitoren.








