“Pablo dhe Tereza” do jenë protagonistët e klipit të ri të Ardian Bujupit. Të paktën këtë kuptuam nga postimi i fundit i këngëtarit krah Ivana Santacrus, një bloggere dhe kërcimtare shumë e suksesshme me origjinë meksikane.
Siç duket ajo do të jetë pjesë e klipit të ri, mbase me anë të kërcimit si gjëja që di të bëjë më mirë, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë edhe aktore krah Ardianit. “Pablo dhe Tereza”, shkruan Bujupi krah fotos me Ivanën.

A do jenë ata të dy dyshja latine, apo kjo foto është thjesht një ngacmim për publikun? Ende nuk kemi një përgjigje, por komentet e kanë përforcuar edhe më shumë idenë e realizimit të një projekti muzikor nga ana e Bujupit. Megjithatë në këtë pikë na mbetet vetëm të presim./revistawho.com







