Alban Ramosaj ka qenë supriza e “Ka një mesazh për ty” këtë të dielë. Këngëtari i njohur shqiptar u njoh me Fluzianën, një nga fanset e tij më të çmendura. Duke filluar nga rrengu i vogël që ai gjendej në Prishtinë, sfida me Beatrixin dhe një tufë e madhe me lule në fund, mund të themi me siguri që kjo ditë do jetë një eksperiencë e paharrueshme për të. Por e papritura ndodhi. Ardit Gjebrea ndau me të gjithë publikun lajmin e fejesës së Albanit, për të ‘justifikuar’ mungesën e tij në studio. Sipas Gjebreas, vajza fatlume quhej Silvana. Lajmi u dha në praninë e Beatrix-it, motrës së Albanit, ku u tha madje dhe që do të fejohej nesër në Kosovë. Por e gjitha kjo qe një shaka e bukur pasi Albani u shfaq në skenë si supriza e ditës. / revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BVw1XIBldsy/?taken-by=antigonaramosaj