Media e kishte “nisur” në Turqi, meqë prej ditësh nuk kishte postuar, por Arditi jo vetëm nuk është rëndë, por edhe i është kthyer punës. Këtë e zbuloi me postimin e sotëm, që tashmë sqaron edhe gjendjen e tij shëndetësore.
“Kaq ishte! Tani filloi rekuperimi dhe së pari falënderoj: dr. Adrian Jorgjin që më ngriti në këmbë, infermiere Florën për durimin, Anilën engjëll mbrojtës për ditët dhe netët pa gjumë, miqtë që çdo mëngjes më mbushnin inbox-in e ‘WhatsApp’ me merakun e tyre. Faleminderit dhe të gjithë ju që më keni shkruar dhe uruar shërim të shpejtë, jeni shumë të mirë dhe bekimet tuaja ishin doza e duhur për të mbajtur optimizmin lart – motiv forcë! Tani sigurisht do duhet pak kohë deri sa të ndez të 5 motorrët, po kush na nxiton? Dielli doli”, ka shkruar Gjebrea.

Kantautori i njohur mungoi këtë të dielë në ekran si kurrë më parë pasi gjendja e tij si pasojë e infektimit me Covid u rëndua së tepërmi, por fatmirësisht më e keqja ka kaluar dhe së shpejti Arditin do e shohim sërish në vendin të cilit i përket./revistawho.com








