• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Ardit Gjebrea tregon për kë votoi (si publik) në “Kënga Magjike”

Ardit Gjebrea ka mbledhur artistët e ‘Kënga Magjike’ në studion e ‘Të dielës shqiptare’ siç e do tradita për të diskutuar fitoren, çmimet e shumë e shumë detaje të tjera nga festa e djeshme e muzikës. Diskutimi më i madh deri në momentin që flasim ishte për grupin  ‘Urban Band’ që fitoi çmimin e artistit të ri më të mirë. E mes fjalëve e deklaratave që u dhanë për fitoren e tyre, antarët e jurisë pranuan se zgjedhja nuk ishte e paqëllimtë. Ata donin që të fitonte një grup që bën muzikë ndryshe, që bën rok & roll e jo një artist që këndon balada, si pjesa më e madhe e këngëve konkuruese.

E në vazhdën e diskutimeve për këngët pjesëmarrëse dhe kategorizimet e tyre, Arditi pranoi se ka dërguar dy vota nga celularët e tij për Fifin dhe Brunon me këngën ‘Fiksimi’. “Votova për ju sepse doja këngë energjike si kjo e juaja në festival. E desha frymën tuaj. Të kërkoj ndjesë për sinqeritetin Alban. Unë isha i sigurt ama që ti do fitoje sepse kënga jote pëlqehej nga publiku dhe ndihej energjia e mirë”, u shpreh Arditi./revistawho.com