Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ja pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5”, flet bashkëshortja e banorit 18/01/2026
“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë… 18/01/2026
“Ishte toksike, nuk më ngjiti…”/Mamaja e Angelos flet për lidhjen me ish-partneren: E vërteta është që… 18/01/2026
“S’di kur e kam puthur për herë të fundit…”, Rrëfimi prekës i Mirit: E takoj vetëm për festa  18/01/2026
Familja e Dolces shpërthen pas fjalëve të Leonora Jakupit: “Ke harruar…” 18/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Aristoteli dhe Dantja zbulojnë misteret e universit”, romani që u shndërrua në një prej filmave më të kërkuar të vitit 2022, tani vjen në shqip!

25/07/2023
in Breaking News
Reading Time: 3 mins read
A A
“Aristoteli dhe Dantja zbulojnë misteret e universit”, romani që u shndërrua në një prej filmave më të kërkuar të vitit 2022, tani vjen në shqip!

Një libër i ri po troket te “Pegi”. “Aristoteli dhe Dantja zbulojnë misteret e universit”, një histori e ëmbël, e pastër dhe që i bën mirë zemrës.





Romani, që u shndërrua në një prej filmave më të kërkuar të vitit 2022! Me regji të Aitch Alberto dhe me një kast aktorësh si Eva Longoria, Eugenio Derbez etj. Filmi u shfaq premierë në International Toronto Film Festival, në shtator 2022. Pritet që të dalë në kinematë amerikane për publikun e gjerë në shtator 2023.
Kjo është historia e një miqësie të madhe. Ari është një djalosh i vetmuar, në kulmin e adoleshencës, pa një shok të ngushtë, por në të njëjtën kohë është i fortë, shpirtbutë, plot dashuri. Dantja di të notojë. Ari nuk di. Dantja flet bukur dhe ka vetëbesim. Ari ka vështirësi me fjalët dhe vuan nga pasiguria. Dantja përhumbet në poezi dhe pikturë. Arin e mundojnë mendimet për vëllain, që ka në burg. Dantja ka lëkurë të çelët. Tiparet e Arit janë më ezmere. Duket sikur Dantja, me mendjen e tij të hapur dhe krejt të veçantë për jetën, mund të jetë njeriu i fundit që do të thyejë barrierat që ka ngritur Ari rreth vetes. Çuditërisht, kur Dantja dhe Ari takohen, krijojnë një lidhje të veçantë, e cila do t’u mësojë disa nga të vërtetat më të rëndësishme të jetës dhe do t’i ndihmojë të kuptojnë veten dhe vendin e tyre në shoqëri. Nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi do të hasin shumë pengesa rrugës, por vetëm duke besuar te njëri-tjetri dhe te forca e miqësisë, Ari dhe Dantja do të mbijetojnë dhe do të zbulojnë misterin më të fuqishëm të universit: dashurinë.

Për librin, titulli në origjinal i të cilit është “Aristotle and Dante discover the secrets of the universe” ka dhe një


“Një eksplorim i ngrohtë, i sinqertë i vetvetes e i seksualitetit dhe një afirmim pasionant se dashuria – romantike ose familjare – duhet të jetë e hapur, e lirë dhe të jetohet pa druajtje”.
Publishers Weekly

“Më la pa frymë ky libër. Sa stil elegant dhe sa histori e mrekullueshme! I dua të dy djemtë! Edhe prindërit e tyre! A nuk dëshirojmë të gjithë të kemi prindër të tillë? Fundi i historisë dhe mënyra se si shtjellohet, të lë mbresa të thella. Mund të vazhdoja pa fund…dhe do ta rekomandoj me superlativa për këdo”.
James Howe, shkrimtar

“Sáenz…i trajton karakteret e tij me kujdes, duke u dhënë kohë dhe hapësirë të gjejnë vendin e vet në botë, si dhe të gjejnë njëri-tjetrin… Ata që nuk kanë përgjigje për seksualitetin e tyre, mund ta konsiderojnë këtë libër si përgjigje për mendimet që bluajnë”.
Booklist

“Benjamin Alire Saenz është një shkrimtar me goditje të papritura prej boksieri. Fjali të veçanta rezonojnë momente, dhe papritur ai të shokon me një të vërtetë emocionuese. Historia e miqësisë mes Arit dhe Dantes merr përmasa e fluks të një lumi duke zbuluar se sa e vështirë është dashuria, sa mbështetje jep familja dhe sa thellë e dhimbshëm duhet të depërtosh për të gjetur veten e vërtetë”.
Judi Blundell, shkrimtare

Dy fragmente nga libri…

1) Desha t’u thosha se kurrë nuk kisha pasur një shok, asnjëherë, asnjë shok të vërtetë. Derisa takova Danten. Desha t’u thosha se nuk e kam ditur kurrë se ekzistonin në botë njerëz si Dantja. Njerëz që shihnin yjet dhe dinin misteret e ujërave, që dinin se zogjtë i takojnë qiellit dhe se nuk mund t’ua prisnin fluturimin e t’i rrëzonin me gurë ca djem të pashpirt e idiotë. Doja t’u thosha që ai ma kishte ndryshuar jetën dhe unë nuk do jem më kurrë ai që kisha qenë.
2) Vë bast se, ndonjëherë, në dorën e dikujt mund të gjesh tërë misteret e universit.
3) Tërë këtë kohë jam rrekur të kuptoja misteret e universit, misteret e trupit tim, të zemrës sime. Të gjitha përgjigjet kishin qenë kaq afër dhe unë i luftoja pa e ditur.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Ja pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5”, flet bashkëshortja e banorit
Breaking News

“Ja pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5”, flet bashkëshortja e banorit

18/01/2026
“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë…
Breaking News

“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë…

18/01/2026
“Ishte toksike, nuk më ngjiti…”/Mamaja e Angelos flet për lidhjen me ish-partneren: E vërteta është që…
Breaking News

“Ishte toksike, nuk më ngjiti…”/Mamaja e Angelos flet për lidhjen me ish-partneren: E vërteta është që…

18/01/2026
“S’di kur e kam puthur për herë të fundit…”, Rrëfimi prekës i Mirit: E takoj vetëm për festa 
Breaking News

“S’di kur e kam puthur për herë të fundit…”, Rrëfimi prekës i Mirit: E takoj vetëm për festa 

18/01/2026
Familja e Dolces shpërthen pas fjalëve të Leonora Jakupit: “Ke harruar…”
Breaking News

Familja e Dolces shpërthen pas fjalëve të Leonora Jakupit: “Ke harruar…”

18/01/2026
“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!
Breaking News

“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit!

17/01/2026
Next Post
EKSKLUZIVE/ Barbana Dini, një rrëfim për jetën, dashurinë dhe pritjen e ëmbël!

EKSKLUZIVE/ Barbana Dini, një rrëfim për jetën, dashurinë dhe pritjen e ëmbël!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera