Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Primo Shllaku: Pikëpyetja me të cilën gruaja ime u largua nga jeta 14/06/2025
Kanceri i mbretit Charles është i pashërueshëm, ja ç’ndodh me fronin pas vdekjes së tij 14/06/2025
10 destinacionet perfekte për t’u vizituar këtë korrik! 14/06/2025
“Dua të kem fëmijë, por…”/ Dua Lipa tregon arsyen pse as dashuria s’mjafton! 13/06/2025
Burrat që e bëjnë këtë me gratë çdo mëngjes jetojnë më gjatë! 13/06/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

EKSKLUZIVE/ Barbana Dini, një rrëfim për jetën, dashurinë dhe pritjen e ëmbël!

25/07/2023
in Intervista, Kryesore, Në Kopertinë, Vetëm në WHO
Reading Time: 7 mins read
A A
EKSKLUZIVE/ Barbana Dini, një rrëfim për jetën, dashurinë dhe pritjen e ëmbël!

Intervista nga Manjola Markola/ Fotot nga Anjeza Dyrmishi





Hijet e dashurisë janë të përmasave dhe hapësirave të ndryshme. Mes tyre krijojmë jetën, kujtimet, dëshirat, përqafimet, puthjet, krijojmë vetë dashurinë. E për dashurinë jo rrallëherë  na duhet të bëjmë zgjedhje që na krijojnë zgjidhjen e duhur. Ashtu siç ndodhi me Barbana Dinin, artisten shqiptare me zërin unik, që për dashurisë i dha vendin e parë në zemrën dhe jetën e saj. Teksa në pasqyrimin e perfeksionin ajo e gjeti personin me të cilin jeta është e tejmbushur me ngjyra, e vetmja gjë që mbetej të bënte ishte të vendosej përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pranë njeriut të zemrës, që më pas të dy të krijojin një rrahje zemre të re. Pritja e ëmbël do të plotësojë familjen e Barbanës dhe Elios në të gjitha dimensionet e saj. Tanimë lumturia është e pafundme. Në një rrëfim për jetën në Amerikë, partnerin, pritjen e ëmbël dhe projektet e reja, Barbana i tha të gjitha në “WHO”.

Barbana, si kanë kaluar këto kohë për ty?


Këto kohë kanë qenë shumë të paqta, po shijoj çdo moment të kësaj periudhe të ëmbël të jetës sime.

Një jetë e re në Amerikë, më pas një dashuri e madhe dhe tani dhe një dashuri tjetër e madhe që është bebushi që po pret, si kanë qenë këto etapa për ty?




Jam shpërngulur përfundimisht dhe jetoj prej 2 vjetësh në New York. Kanë qenë dy vite shumë intensive dhe të mbushura me emocione të ndryshme. Kam gjetur personin që kam dashur gjithmonë të kem në krah, gjysmën time më të mirë dhe sigurisht e ka bërë jetën time më të bukur, i ka dhënë kuptim tjetër dhe ndihem e plotësuar, gjë që është mjaft e rëndësishme. Tani po presim frutin e dashurisë tonë. Një fëmijë që vjen nga një dashuri shumë e madhe. I kam shijuar dhe vazhdoj ti shijoj këto etapa të jetës sime.

E nisim prej së parës, si ishte vendimi për t’u larguar nga Shqipëria dhe për të nisur një jetë të re në Amerikë?

Vendimi edhe pse erdhi natyrshëm, nuk ishte aspak i lehtë. Kisha qenë dhe më parë në SHBA dhe më pëlqente por nuk e kisha menduar të jetoja këtu përfundimisht. Më dukej e frikshme largësia, ndryshimi i madh, etj. Arseja kryesore që më bëri ta merrja këtë vendim ishte personi im i zemrës, Elio. Duke qenë se ai jetonte këtu prej vitesh me familjen e tij, vendosa që të isha unë ajo që ta bëja hapin për të ardhur tek ai.

Cila ishte pjesa më e vështirë e largimit dhe më tej e përshtatjes në jetën e re?

Vështirësia më e madhe dhe e vetmja do të thosha, ka qenë largësia nga familja ime, njerëzit e mi. jam mësuar gjithmonë të jem pranë tyre dhe kjo ka qenë sfidë jo e vogël për mua. Përsa i përket përshtatjes, sigurisht që fillimet nuk kanë qenë të lehta, por jam person që përgjithësisht përshtatem shpejt.

A ka qenë Amerika për Barbanën  “toka e ëndrrave”?

Amerika është toka e ëndrrave për mundësitë që të ofron. Por ajo që do të veçoja është fakti që Amerika ka një magji e cila të bën të dashurohesh dhe të ndihesh si në shtëpi që herën e parë kur e viziton.

Si është jeta jote atje, si e gjete veten në një hapësirë gjigande?

Më pëlqen jeta që bëj, e shijoj çdo ditë. Nuk më është dashur të ndryshoj shumë gjëra për shkak të profesionit që mund të ushtroj fare mirë këtu, duke qenë se ka një komunitet shumë të madh shqiptarësh të cilët janë artdashës dhe dinë ta vlerësojnë cilësinë dhe muzikën e mirë.

Ke mbajtur një profil tepër të rezervuar në Shqipëri, sigurisht dhe nga Amerika po ashtu, por disa muaj muaj më parë na prezantove zyrtarisht me partnerin tënd, tani ne disa detaje do t’i marrim vesh, si ishte njohja juaj?

Njohja jonë ka ndodhur vite më parë, për arsye pune. Në atë kohë ai kishte një klub ku organizoheshin mbrëmje me muzikë shqiptare dhe më bën ftesë për të kënduar në natën e Krishtlindjeve. Por ky event u anulua, kështu që ne nuk u takuam. Dhe jemi takuar vite më vonë në një event tjetër, rastësisht për mua, por jo për të. Aty nisën shkëndijat e para mes nesh, kontakti i vazhdueshëm me njëri-tjetrin, daljet dhe më vonë erdhi lidhja. Kjo e fundit erdhi dhe me marrjen e disa vendimeve të rëndësishme në jetën time.

Çfarë e bëri Barbanën të thoshte “Po, ky është personi i jetës sime”?

Gjërat mes nesh lindën dhe erdhën aq natyrshëm sa na dukej sikur kishim  një jetë që ishim bashkë, që prej fillimi. Kishte disa gjëra që për mua janë shumë të rëndësishme te një mashkull. Më pëlqente përkushtimi i tij, kujdesi, mënyra si mundohej në çdo mënyrë të më bënte të ndihesha sa më e veçantë, gjë që nuk ka ndryshuar, vazhdon të jetë po njësoj dhe sot, ndoshta dhe më shumë.

Së shpejti do të bëheni prindër, si erdhi ky lajm te ju, ishte diçka e mirëmenduar apo surprizë?

Ishte fillimi i vitit, data 1 janar, kur do të merrnim lajmin se do të bëheshim prindër, ishte diçka sigurisht e menduar dhe në planet tona, diçka që na lumturoi pafund.

Cili ishte personi i parë me të cilin e ndave lajmin, apo partneri?

Partneri dhe motra ime Arlinda.

Ka nisur arredimi i dhomës së bebushit, si janë blerjet rozë apo blu?

Patjetër që gjithçka po bëhet gati, pasi dhe koha po kalon, pak ka mbetur. Është vajzëëë! Dhe ne nuk mund të ishim më të lumtur se kaq. Kam ëndërruar gjithmonë, sidomos për fëmijën e parë që ta kisha vajzë dhe kështu ndodhi. Faleminderit zotit për këtë bekim.

Pyetja tipike shqiptare vjen tani “kur do të kemi dasmë”?

Bashkëshorti im ka shumë dëshirë që ne të bëjmë dasmë. Unë sigurisht dua që një ditë t’ia plotësoj këtë dëshirë, ndoshta me një ceremoni të vogël. Mbetet një nga planet e së ardhmes.

Si e priti familja jote në Shqipëri lajmin e ëmbël?

Me shumë emocion dhe shumë dashuri. Janë pafundësisht të lumtur.

Keni menduar për emrin, do jetë shqiptar, i huaj, apo ndonjë përzierje?

Kemi disa ide, por ende nuk e kemi vendosur 100%. Besoj do të jetë një emër që ka një kuptim të rëndësishëm për mua.

Poor, se ka gjithmonë një por, duam të dimë çfarë ndodh me Barbanën në pjesën e karrierës, ke ndonjë projekt me të cilin ke punuar, këngë e re?

Po punoj për një projekt të ri, pra një këngë të re dhe është drejt përfundimit. Do të duhet pak kohë derisa të finalizohet së bashku me klipin. Një produksion nga Irkenc Hyka të cilin e falënderoj për punën e shkëlqyer. Është një dedikim për bashkëshortin dhe beben. Nuk po zbuloj më tepër se kaq.

Ka ndryshuar  mënyra si e shihje karrierën muzikore në Shqipëri, nga ajo që e sheh në Amerikë?

Tani jam shumë më selektive për eventet që zgjedh të marr pjesë. Largësia ka bërë që të mos jem shumë aktive me projekte të reja, por premtoj që do të vij me shumë projekte të bukura në të ardhmen.

Të mungon diçka nga Shqipëria, sigurisht përveç familjes? Se ne shqiptarët kemi ca “huqe” këtu që kur ikim jashtë na mungojnë?

Sigurisht, së pari familja që është mungesa më e madhe, më mungon gjithashtu shoqëria, kafet 2 orëshe, ushqimi, etj. Kam shumë nostalgji.

 

Tani ne dhe disa pyetje rrufe për ty dhe partnerin do t’i bëjmë:

Kush nga ju të dy është më xheloz?

Të dy nga pak.

Kush është më rrëmujaxhi në shtëpi?

Ai

Ti je më romantike, apo ai?

Jemi të dy në mënyra të ndryshme

Kush harxhon më shumë?

Ai

Kush mban më shumë inat?

Unë

Kush i harron më shumë datat e rëndësishme?

Asnjëri

Kush nga ju të dy bën më shumë dhurata?

Ai

Kush është më i fiksuar pas detajeve?

Ai

Kush vonohet më shumë kur bëheni gati për të dalë?

Të dy, herë unë, herë ai.

Kush I ka telat e nervit gati për t’u zënë?

Ai dhe pse nuk do të jetë dakord me përgjigjen.

Kush e bën pazarin në shtëpi?

Unë

Kush nga ut ë dy e dashuron tjetrin më shumë?(besoj ka debat në këtë pyetje).

Secili prej nesh do të thoshte “UNËËË”!

 

 

Tags: amerikabarbana diniEraldo RexhoIts a girlrevista whoSingerusa
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Aromë, art, magji, “Mission Aldebaran”, instalacioni që mahniti Milanon!
Breaking News

Aromë, art, magji, “Mission Aldebaran”, instalacioni që mahniti Milanon!

22/04/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
“Ferma VIP 2” me surpriza të mëdha, ja kush janë 16 fermerët në garë për 100,000€
Kryesore

“Ferma VIP 2” me surpriza të mëdha, ja kush janë 16 fermerët në garë për 100,000€

01/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
Është zyrtare! Luana drejton edicionin e dytë të “Ferma VIP” dhe sapo zbuloi datën!
Kryesore

Është zyrtare! Luana drejton edicionin e dytë të “Ferma VIP” dhe sapo zbuloi datën!

23/03/2025
Next Post
Leonardo DiCaprio jo vetëm është në një lidhje të re, por ka thyer dhe rregullin e tij të artë!

Leonardo DiCaprio jo vetëm është në një lidhje të re, por ka thyer dhe rregullin e tij të artë!







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera