Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ka qenë lojë”, Keijsi habit me deklaratën për Inën, por e vërteta… 22/02/2026
“Vetëm unë s’e dija”, Bebe Rexha: Ish-partneri im ishte homoseksual! 22/02/2026
Albano Bogdo rikthehet te polemika me Beatrix Ramosaj: U keqinterpretua, i kërkoj falje njerëzore! 22/02/2026
Techno me zemër shqiptare, vajza që po elektrizon skenat ndërkombëtare! 21/02/2026
Partnerja “sekrete” që i rrëmbeu zemrën Getinjos! 21/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Arjola të bën edhe për të qarë pa aktruar fare: “Si e rrëmbeva vajzën time”

04/03/2021
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Arjola të bën edhe për të qarë pa aktruar fare: “Si e rrëmbeva vajzën time”

Arjola Demiri ka qenë e ftuar në programin “E ardhmja është vajzë”, ku ka rrëfyer për herë të parë mes lotësh një detaj të dhimbshëm të jetës së saj.





“Kur nisa karrierën time në Kosovë, duke qenë se pashë se kisha rënduar për disa vite familjen time, vendos që fëmijët t’i lë tek i ati. I lashë për një periudhë rreth 18 muaj, derisa ata kërkojnë që unë të kthehem se donin praninë time afër tyre. Kur kthehem, pranë meje vijnë vetëm Alesia dhe Rubini. Helga refuzonte të vinte. Duke qenë se isha në një proces gjyqësor, çka kjo duhet të bëhet shembull për të gjitha nënat që divorcohen dhe gjenden në pikën zero, ndonjëherë ndarja e fëmijëve është e padrejtë. Ka qenë një vit i gjatë, i dhimbshëm, sepse nuk gjeja dot forcë që të shkoja dhe të përballesha me fëmijën tim. E kam kërkuar dy herë te shkolla dhe më refuzoi dhe kishte ardhur momenti që Gjykata do vendoste që Alesia dhe Rubini do qëndronin me mua, ndërsa Helga do rrinte me të atin dhe familjen e tij. Arriti një moment kur nuk po duroja dot më. Për muaj e muaj kisha dëshiruar ta shihja në ëndërr dhe nuk më dilte dhe pikërisht atëherë kur unë po përjetoja suksesin tim më të madh në karrierë, Helga mungonte. Duke ndierë një dhimbje të madhe, për mungesën e Helgës në jetën time, duke menduar që ndoshta ajo kishte të drejtë për këtë periudhë që unë e kisha lënë vetëm që të ngrihesha dhe fuqizohesha për hirin e tyre, kisha një muaj të vështirë se më dilte natë për natë në ëndërr dhe po mendoja që diçka ka. Kam bërë një veprim që ndoshta të gjitha nënat mund ta bëjnë. Kam shkuar dhe kam rrëmbyer fëmijën tim… e kam pritur, jam zgjuar një mëngjes pa frymë. Mendoja se ajo ishte në një sallë reanimacioni dhe ajo nuk po merrte dhe as po jepte dhe ishte kjo ëndrra që ndoshta më shkundi dhe më dha forcën e duhur për të shkuar e për ta pritur që të kthehej nga shkolla. Është vendimi më i mirë që kam bërë për ta marrë atë pranë vetes”, ka rrëfyer aktorja ndërkoh që nuk mban dot lotët.

Më tej, nuk nguroi të jap edhe një mesazh dedikuar nënave që e dëgjojnë këtë histori.


“Ndoshta si kjo histori ka plot, por dua që në historinë time ta gjejnë veten të gjitha ato nëna që janë gjetur dhe ndierë si unë. Dhe ndoshta për t’u bërë një thirrje gjithë atyre që gjykojnë ndoshta edhe cekët, sepse fëmija nuk duhet të largohet kurrë nga nëna, për asnjë arsye. Kjo ka qenë një periudhë shumë e vështirë për mua. Tanimë e tejkaluar, por kur kthehem nuk mund të rri pa e prekur sepse ata janë gjëja më e shtrenjtë që kam. Ky ka qenë momenti më i vështirë në jetë kur rrëmbeva fëmijën tim. Sot gëzoj kujdestarinë e të treve dhe jam shumë krenare për Helgën, Rubinin dhe Alesian që janë fëmijë të shkëlqyer dhe i kam krahë që të tre”, tha Arjola.

Sakrifica dhe shumë lot, ndjesi që vetëm një nënë mund t’i kuptojë./revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Next Post
Lindim bebin, i vëmë emrin, i hapim “Instagramin”. Kjo është radha

Lindim bebin, i vëmë emrin, i hapim "Instagramin". Kjo është radha








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera